Lajme

Kurti emëron dy zëvendësministra

09/01/2022 17:08
nga:G B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Ish Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku është emëruar Zëvendësministër i Ekonomisë. Ndërsa  ish Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj është emëruar Zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.