Lajme

Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë nesër për liderët ballkanikë

09/18/2024 18:13
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq janë ftuar për drekë pune nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes, që do të organizohet më 19 shtator në Bruksel.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Këto janë axhenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë axhendat e reformës”, ka dekalruar ajo.