Lajme

Kurti e Vitia marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren

06/10/2025 09:13
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë ditës së sotme do të qëndrojnë në Prizren.

Ata do të marrin pjesë në përurimin e renovimit të Repartit të Pulmologjisë në Prizren.

Ngjarja do të nis nga ora 12:30 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.