Kreu i Qeverisë në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, po e vazhdon fushatën me urat e ndërtuara mbi lumin Ibër.
Siç ka bërë të ditur Zyra e tij, Kurti në orën 16:00 do të marrë pjesë në përurimin e urës së dytë e destinuar për këmbësorë.
Gjithashtu Kurti do të realizojë edhe vizitë tek kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.
“Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e urës së re për këmbësorë mbi lumin Ibër.VENDI: MitrovicëKOHA: 16:00. Kryeministri Kurti viziton Komunën e Mitrovicës së jugut. Mirëpritet nga kryetari i ri i Komunës jugore të Mitrovicës, Faton Peci.VENDI: Ndërtesa e Komunës, MitrovicëKOHA: 16:40”, thekson njoftimi i ZKM.


