Lajme

Kurti e tregon në Këshill të VV-së një hajgare që pati me Lulzim Hetemin, kryetarin e Leposaviqit

06/11/2023 12:58
nga:G B

Vetëvendosje po mban këtë të diel mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aty kryetari i partisë, njëherit kryeministri Albin Kurti, ka treguar një bisedë në telefon që ka pasur me me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ky i fundit po qëndron në objekt komunal qe dy javë.

“E thirra në telefon me e pyet mos është mërzitur në zyrë. Kur e hapi, ai ishte i brengosur mos isha mërzitur unë. Unë isha i shqetësuar mos po lëshon pe ai, ai ishte i shqetësuar mos po lëshoj pe unë”, rrëfeu Kurti.

Kjo ngjalli të qeshura.