Showtime

Kurti e takon Rita Orën: Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit

11/26/2023 16:58
nga:G C

“Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, kështu ka vlerësuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, teksa e ka pritur artisten me famë botërore Rita Orën e cila ka ardhur në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Kurti në rrjetin social “X” ka theksuar se Artistja Ora dhe pse i ka arritur majat më të larta të suksesit në botë ajo nuk e ka harruar origjinën e saj.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

“Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititi sot ne ditëlindjen e saj”, ka përfunduar Kurti.