Lajme

Kurti e Rizvanolli shkojnë sot në Postën e Kosovës

06/28/2022 12:45
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të vizitojnë Postën e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, teksa kanë treguar se kryeministri dhe ministrja do të vizitojnë objektin qendror të postës në Prishtinë.

Vizita sipas njoftimit do të bëhet në orën 15:30.

Posta e Kosovës është përballur me sfida nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe atë financiare.

Qeveria Kurti “1” në vitin 2020 e kishte shkarkuar një bord të Postës.