Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, përpos atij në mbledhje të dy qeverive.
Rama do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë, në kuadër të një turi ballkanik.
E, derisa nuk do të takohet me Kurtin, ai do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic, të cilat njoftojnë se takimi mes tyre do të mbahet pasdite./Gazeta Blic/


