Lajme

Kurti e propozoi për Presidente, Justina Shiroka-Pula duket se s’është në dijeni: Kam mysafirë nga Sarajeva

10/06/2026 22:51
nga:G B

Profesoresha Justina Shiroka-Pula është propozuar sonte nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të vendit, kur kanë mbetur edhe më pak se 2 orë nga afati për zgjedhjen e presidentit. Aktualisht Shiroka-Pula e cila është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), duket se nuk është në dijeni për propozimin.

E kontaktuar nga Debat Plus, profesoresha ka thënë se ka një delegacion nga Sarajeva, pra është me mysafirë.

Ndërkohë, Djali i Justina Pulës, duke folur në “Debat Plus”, për propozimin e Kurtit për presidente të nënës së tij është përgjigjur; “Nuk di asjgë. Unë jam në Amerikë, s’di..”