Lajme

Kurti e pret Vitin e Ri me gruan: Ky shekull është i shqiptarëve, kjo dekadë është e VETËVENDOSJE!-s

01/01/2025 00:43
nga:Gazeta Blic

Me fillim të vitit 2025 kryeministri Albin Kurti ka publikuar foto nga atmosfera festive bashkë me bashkëshorten e tij, duke uruar qytetarët për Vitin e Ri.

Ai është shfaqur bashkë me bashkëshorten e tij në një “selfie” në sfondin e së cilës shihen fishekzjarret, nga ku u thotë qytetarëve “Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025”.

Postimi i tij i plotë:

Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin dhe mirësevini në 2025! Gëzuar Viti i Ri të gjithëve, me këdo e kudo që jeni! Ky shekull është i shqiptarëve, kjo dekadë është e VETËVENDOSJE!-s.