Kryeministri Albin Kurti do ta pres nesër në takim Këshilltarin Special të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas njoftimit të ZKM’së, takimi do të mbahet nga ora 14:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, burime të GazetësBlic bëjnë me dije se nesër, Chollet do të takohet edhe me opozitën përfshirë këtu, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj.
GazetaBlic kupton se takimi i Chollet me opozitën do të zhvillohet në ora 16:00.
Njohja reciproke Kosovë-Serbi, Chollet nesër takohet me opozitën në këtë orë


