Lajme

Kurti e Murati në Doganë, takojnë drejtorin Llugaliu

08/12/2022 08:59
nga:Astrit Gashi

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë vizituar Doganën e Kosovës.

Ata janë pritur nga drejtori i Doganës Agron Llugaliu.

Përderisa takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, pritet që detajet të bëhen të ditura në një konferencë për medie.