Lajme

Kurti e mirëpret vendimin e sotëm që ka të bëjë me liberalizimin e vizave

11/30/2022 13:50
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin e sotëm që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, kjo është një mirënjohje ndaj përkushtimit të Qeverisë Kurti për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, forcimit e kontrolleve kufitare dhe menaxhimin e migracionit.

Ai po ashtu e ka falënderuar Presidencën Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.