Lajme

Kurti e mirëpret suspendimin e Rusisë nga Kie: Shembulli më i mirë do të ishte që të zëvendësohet me Kosovën

05/18/2022 22:36
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës, raporton GazetaBlic.

Ai në një intervistë për Këshillin e Atlantikut, tha se zëvendësimi i Rusisë me Kosovën në KiE do të ishte shembulli më i mirë.

“Nuk mendoj se do të kishte shembull më të mirë, për kohën ku jetojmë, sesa të zëvendësohet Federata Ruse me Kosovën.Nëse jeni me të vërtetë në anën e paqes dhe demokracisë, kjo është gjëja e drejtë për tu bërë. Përjashtojeni Rusinë dhe futeni Kosovën”, tha Kurti.