Lajme

Kurti e Gervalla fushatë në Norvegji, keqpërdorin ambasadën e Kosovës në Oslo

11/07/2024 23:08
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla janë duke zhvilluar fushtë në Norvegji.

Sikurse edhe me Vjenën javën e kaluar, Kurti e Gërvalla keqpërdorën ambasadën e Kosovës në Norvegji për qëllime elektorale.

Njoftimi për takim me mërgimtarët u bë në faqen zyrtare të ambasadës së Kosovës në Oslo, duke dhënë detaje datën, orën dhe vendin e takimit.

“Të nderuar bashkatdhetarë, kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schëarz.

Data: 8 nëntor 2024 Ora: 20:00. Vendi: Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo”, thuhet në njoftimin e tyre.