Lajme

Kurti e futi në “listë të zezë”, Hasan Preteni kërkon arsyen: Ndoshta s’i pëlqeva në takimin në zyre

03/22/2023 22:43
nga:G C

Ish-drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni thotë se është kureshtarë të dijë arsyen pse është në listën e zezë të kryeministrit Kurti, raporton GazetaBlic.

Preteni përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, Kurti e eleminoi nga lista për Bordin e NP Bifurkacionit, ndërsa ai theksoi se, në konkurrencën e 23 kandidatëve për drejtor në bordin e NP Infrakos, u rëndit në vendin e dytë.

Preteni thotë se, kryeministri Kurti vendosi që kandidatin që ishte i rënditur në vendin e gjashtë, ta emëronte kryesuese të bordit, teksa theksoi se për të nuk kishte vend.

Preteni kërkoi nga kryeministri arsyen e kësaj.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Jam shume kurreshtar te kuptoj, pse jam ne listen e zeze te kryeministrit Kurti.Me eliminoi nga lista per Bordin e NP Bifurkacioni, madje ne ate liste kam qene i pari (vleresim i komisionit te caktuar nga vet KM). Ndoshta si pelqeva kur me thirri per takim ne zyren e tij ( muaj Gusht, dite e shtune). Tani ne konkurrencen e 23 kandidateve per Drejtor ne Bordin e NP Infrakos, ne mesin e 6-te me te vleresuarit une u rendita i dyti, kryeministri vendosi qe kandidati i renditur ne vendin e 6-te emerohet Kryesuese e Bordit kurse per mua nuk pati fare vend ne Bord! Cila eshte arsyeja zotni Kryeminister?