Lajme

Kurti e fton Khalid Al-Falih që të thellojnë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Arabisë Saudite

01/23/2025 15:05
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror.

Zyra e Kryeministrit bëri të ditur se Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

“Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisim mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi”, thuhet në njoftim.