Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sot kanë vizituar punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku është shtuar se në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet dhe Gjakovës, përmes së cilës Qeveria është zotuar që të ndajë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit.
Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 9 milionë euro.
Stadiumi i përket kategorisë IV-të dhe afati i realizimit të kontratës është 36 muaj.