Lajme

“Kurti duhet të kuptoj dallimin kur flet para militantëve partiakë dhe kur para audiencës ndërkombëtare”

05/19/2021 17:59
nga:Q R

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj,  me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka ironizuar me deklaraten e kryeministrit Kurti, i cili tha se rajoni dhe liderët e tij duhet të ballafaqohen me të kaluarën, shkruan Gazeta Blic.

Zogaj i bënë thirrje Kurtit, që, sipas tij, të kuptoj që ka dallim kur flet para partisë dhe kur para audiencës ndërkombëtare.

Sipas tij, këso deklarata duke mos përmendur shtete specifike, Serbia bënë ndër vite.

Postimi i plotë:

Te deklarosh qe rajoni dhe lideret e tij duhet me u ballafaqu me te kaluaren, pra keshtu ne pergjithesi, eshte te aludosh qe secili shtet ne rajon, ne menyre si te barabarte, e nje pjese e lidereve te tyre kane kry krime.

Keso deklaratash, te pergjithshme, duke mos permend shtete e lidere specifik, Serbia ben me vite. Ajo thote qe ne rajon jane kryer krime dhe secili shtet duhet me marre pergjegjesi per to. Thuajse asnjehere Serbia nuk i referohet te kaluares se vet problematike. I gjeneralizon krimet e kryera ne Ballkan ne vazhdomesi.

Mbreme, KM Kurti tha qe lideret e Ballkanit duhet me u ballafaqu me te kaluaren. Cilet lidere kryeminister? Cilat shtete? Maqedonia e Veriut dhe Zaev? Shqiperia dhe Edi Rama? Kosova? Apo Serbia dhe presidenti i saj Vucic? Kjo e para.

Pastaj, prej kur nje kryeminister i nje vendi shpall kriminel te luftes e paqes lideret rajonal, pa marre parasysh qe nuk ka asnje vendim gjykate qe ti kete shpall ata te fajshem per krimet e pretenduara?

KM Kurti duhet me e kuptu qe ka nje dallim kur flet para militanteve partiak, qe duhet me be deklarate per me ua be qejfin atyre edhe kur flet per audienca nderkombetare.

Latifi: Vendimi i SHBA-së për Sali Berishën i jep fund ekzistencës së tij në politikën shqiptare