Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se do t’i takojë veteranët, raporton Gazeta Blic.
Ai ka propozuar që ta anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës dhe bashkë me ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja t’i takojë veteranët.
“Ajo që propozoj sot është të anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës dhe po pres në takim bashkë me Hekuran Muratin, udhëheqësit e organiztës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”, tha Kurti.
Ai shtoi se dëshiron që të takohet me përfaqësuesit e veteranëve dhe jo me një deputet të opozitës, Abelard Tahirin.
“Ata janë përfaqësues të protestës jo një deputet i opozitës. Nga Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës pastaj foli në emër të tyre”.
Ndër të tjera, kryeministri tha se nuk ka pse të ndërpritet seanca.
“Do t’i takoj veteranët se padyshim që jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog, por seanca nuk ka pas të ndërpritet, është gabim të ndërpritet, duhet të vazhdoj sepse ka shumë pika”, tha kryeministri.


