Lajme

Kurti: Do të vazhdojmë punën për një të ardhme energjetike më të ndritshme

06/22/2022 10:45
nga:N M

Kryeministri, Albin Kurti, premtoi drejtësi sociale edhe në sektorin e energjisë.

“Do të vazhdojmë punën për një të ardhme energjetike më të ndritshme, më të qëndrueshme dhe në shërbim të zhvillimit të shtetit tonë”, deklaroi Kurti në mbledhje të qeverisë.

Këto komente vijnë një ditë pasi kryenegociatorët në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimit Evropian, u dakorduan për një udhëzues për implementim të marrëveshjes për energji.

Kjo marrëveshje parasheh faturimin dhe arkëtimin edhe në veri të vendit.

Latifi për Kurtin: Në opozitë popullzimi shkëlqen, në pushtet bëhet gazi i botës