Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka paralajmëruar se këtë muaj kryeministri Kurti do të udhëtojë sërish në Shtetet e Bashkuara për takime.
Kurti qëndroi në Shtetet e Bashkuara për ceremoninë mortore të ish-sekretares Albright, ndërsa u kritikua për mungesën e takimeve.
Kryeziu, pasi kujtoi takimet e Kurtit në gjashtë muajt e fundit ne vende të tjera, bëri edhe paralajmërimin për vizitën e kryeministrit në SHBA.
“Muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Vazhdojmë nesër me ministren gjermane të Mbrojtjes, e pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi ai.