Lajme

“Kurti do ta çojë Asociacionin në Kushtetuese dhe pastaj do të shkojë në zgjedhje”

04/30/2024 21:32
nga:G C

Arten Behrami, gazetar ka thënë se Kurti do ta çojë Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese.

Këtë ai e bazon në atë që Kurti po e promovon Këshillin e Evropës si një arritje shumë të madhe.

Rrjedhimisht, Behrami thotë se Kurti do të çojë vendin në zgjedhje para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Unë mendoj që Kurti ka me marrë vendim në Qeveri dhe ka me dërgu në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj, a pret vendimin apo nuk e pret nuk jam i sigurt, por besoj që ka me shku edhe në zgjedhje para që të ketë vendim të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Behrami në Pressing.