Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se sulmi i Rusisë mbi Ukrainën është ditë tronditëse dhe tragjike për Evropën dhe jo vetëm, raporton Gazeta Blic.
Kurti ka dhënë detaje edhe për takimin që ka pasur Këshilli i Sigurisë Kombëtare mbrëmë.
“Mbrëmë kemi mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare , ministra, drejtues institucionesh të sigurisë …. kemi vlerësuar dhe analizuar për situatën aktuale dhe për masat që duhet të ndërmarrim që orientimi ynë europian dhe euroatlantik të jetë në nivelin, në cilësinë në intensitetin më të lartë të mundshëm”ka thënë ai .
Konjufca: Kosova solidarizohet me Ukrainën dhe popullin e saj


