Lajme

Kurti: Ditë e rëndë për vendin tonë, janë 30 persona të armatosur që po vazhdojnë sulmet ndaj Policisë së Kosovës

09/24/2023 12:29
nga:G C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pas sulmeve me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm, ku një polic u vra, një mbeti i plagosur dhe një tjetër mbeti i lënduar, raporton GazetaBlic.

Kurti e quajti ditë të rëndë, ndërsa dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

“Pasi që janë penguar në rrugë janë sulmuar me armë të ndryshme. Një ditë e rëndë për vendin tonë. Sulmet po vazhdojnë akoma, ne e dënojmë këtë sulm terrorist. Në këtë betejë mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët do të kapën.
Ne jemi në anën e drejtë, po punojmë për siguri rend dhe ligj. I ftoj qytetarët e Kosovës të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë maturi. Sulmet po vazhdojnë, janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë , të cilët ndodhën nën rrethimin e Policisë, i ftoj të dorëzohen”, deklaroi Kurti para mediave.

Të maskuar e të armatosur – Kurti publikon fotografitë e grupit kriminal që sulmuan policinë në veri