Lajme

Kurti: Diaspora është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë

10/03/2024 09:36
nga:Sh R

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar të mërkurën një bashkëbisedim me diasporën shqiptare në Poloni.

Sipas zyrës për media të tij, Kurti diskutoi për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

Kurti tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet.

“Ai i njoftoi pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e frytshme të zhvilluara me miq e partnerë”.

“Në fund, kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojmë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera”, thuhet në njoftim.