Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën në Bërdo të Sllovenisë.
Burime të afërta me takimin Kurti-Vuçiq konfirmuar për Radion Evropa e Lirë mbajtjen e këtij takimi. Ky takim u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Tani për tani, nuk ka detaje në lidhje me përmbajtjen e takimit.
Më herët gjatë të mërkurës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi takimin mes Kurtit dhe Vuçiqit.
Ky takim u mbajt teksa në Bërdo të Sllovenisë u zhvillua samiti mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.