Lajme

Kurti dhe Osmani do të pranojnë sot Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

10/12/2022 10:08
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të takohet me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është shtuar në këtë takim, Kurti do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovë, për vitin 2022.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ku do të pranojë Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022.”

Po ashtu është njoftuar se takimi mes të dyve do të zhvillohet në ndërtesën e qeverisë, duke filluar nga ora 17:15.

Përveç Kurtit, edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë do të pranojë Raportin e Progresit për Kosovën të këtij viti nga Komisioni Evropian.

Osmani raporti do t’i dorëzohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog në Presidencë në ora 16:30.