Lajme

Kurti dështoi në formimin e Qeverisë: Këta janë deputetët që abstenuan

10/26/2025 12:24
nga:G B

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme për formimin e qeverisë “Kurti 3”.

Në seancë, 56 deputetë votuan “pro”, 52 “kundër”, dhe katër deputetë abstenuan.

Deputetët që abstenuan ishin: Fatmir Limaj dhe Arbëreshë Krasniqi nga Nisma, Xhevahire Izmaku, si dhe Veton Berisha.