Lajme

‘Kurti deklaroi se do ti fitojnë zgjedhjet qëndrore dhe lokale’, Sherifi: Sovrani vendos se kush fiton!

06/18/2024 10:58
nga:Y I

Kryeministri i vendit njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në vitin 2025 do t’i fitojnë dy palë zgjedhje, lokale dhe parlamentare.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në një takim para strulturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në vitin 2025 do t’i kemi zgjedhjet e ardhshme lokale përveç se do ta kremtojnë 20 vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, por patjetër patjetër më 2025 do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”

“Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm futbolli fjala vjen Ballkani i Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le ta fitojë Vetëvendosja vitin 2025 edhe kampionatin edhe Kupën” ka thënë Kurti raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklaratën e Kurtit kanë folur për “Gazeta Blic” nga Nisma Socialdemokrate.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Bilal Sherifi, tha se të gjitha subjektet politike hyjnë në garë për të fituar por në fund vendos sovrani.

“Krejt subjetktet politike që marrin pjesë në zgjedhje hynë me i fitu ato. Edhe koalicioni i jonë i katër subjekteve i prirë nga AAK-NISMA, hyn në zgjedhje për me fitu. Në fund sovrani vendos se kush fiton” tha Sherifi shkurt për “Gazeta Blic”.

Megjithëse pati tentativa për mbajtjen e zgjedhjeve para verës, një gjë e tillë nuk u arrit, sepse s’pati dakoordim mes subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës ishin pro shpërbërjes së Kuvendit ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, jo, pa dorëheqjen e kryeministrit Kurti.

/Gazeta Blic/

Kurti: Vetëvendosja në vitin 2025 do t’i fitojë zgjedhjet lokale dhe qendrore, opozita “s’mund t’i shtyjë pafundësisht”