Lajme

Kurti deklarohet pas takimit me kancelarin gjerman: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE

06/10/2022 11:57
nga:Genita C

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, raporton GazetaBlic.

Kurti thotë se synimet e Kosovës dhe Gjermanisë janë të njejta dhe të bashkuara për një Evropë të lirë.

“Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara për të njejta ideale për një Evropë të lirë, të mirëqenies dhe që jeton në paqe, por ne jemi të bashkuar edhe nga njerëzit. Mijëra ushtar gjerman kanë shërbyer në Kosovë përgjatë këtyre dy dekadave”.

Kurti ka folur edhe për takimin e fundit me kancelarin gjerman në Berlin.

“Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në ndërtimin e Kosovës, për çka qytetarët e Kosovës janë falënderues.Në takimin e fundit që kishim në Berlin, kancelarit Scholz ia prezantova të gjitha zhvillimet pozitive ekonomike që shënoi Kosova viteve të fundit”.

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Ai tregoi se nga Gjermania ka marrë edhe mbështetjen e plotë për anëtarësim në Këshill të Europës.

“Sot e sigurova kancelarin gjerman se përkundër rrethanave të vështira socio-ekonomike, qeveria e Kosovës po vazhdon me reforma të përgjithshme. Ne po vazhdojmë jo vetëm ti forcojm mekanizmat tanë të sundimit të ligjit. E sigurova kancelarin për përpjeke në integrim të BE. Kërkesa jonë për mbështetje për anëtarësim në Këshill të Europës ka hasur në mirëkuptim të plotë, do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE fund të këtij viti”, tha Kurti./GazetaBlic/