Lajme

Kurti: Deklarata kushtetuese e 2 Korrikut – Pararendëse e Republikës së parë të Kosovës

07/02/2021 18:18
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar mbledhjen e 111 delegatëve për nënshkrimin e Deklaratës kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1999.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo ishte një vepër e guximshme të delegatëve nënshkrues, që i mveshi ata me petkun e lavdisë së përjetshme.

“Para 31 vitesh, nën rrethimin e hekurt të tankeve e autoblindave të regjimit të Serbisë, triumfoi vullneti i lirë qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Para dyerve të mbyllura të Kuvendit të Kosovës, 111 delegatë miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e pavarur, si pararendëse e Republikës së parë të Kosovës”.

“Nënshkrimi i kësaj deklarate, nga 114 delegatë, shprehte kërkesën e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje politike në ish Jugosllavi. Sot kujtojmë veprën e guximshme të delegatëve nënshkrues, që i mveshi ata me petkun e lavdisë së përjetshme”.

“Në këtë 2 korrik të parë pa të, kujtojmë atdhedashësin artist, Adem Mikullovci, deputet i të dy republikave të Kosovës: asaj të Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, dhe të 17 shkurtit 2008. Shëmbëlltyra e tyre, udhërrefyes për ne”, ka shkruar Kurti.

Sllovenia sugjeron Kosovën të punojë me shtetet skeptike për punën e vizave