Lajme

Kurti: Borrel, Lajçak e Vuçiq në një vijë për marrëveshjen, m’u kërkua Themelimi i Asociacionit

09/18/2023 11:02
nga:N M

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për procesin e dialogut Kosovë Serbi dhe takimin e fundit që ka pasur në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Ai ka dhënë detaje për takimin e fundit e ku nuk pati asnjë rezultat mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket marrëveshjes.

Kurti ka dhënë detaje dhe për takimin parë që ka pasur me Borrel e Lajcak dhe më pas për takimin trilateral.

“Në takimin e parë me Borrelin dhe Lajcakun mu kërkua që të kalojmë në procesin e të statutit në lidhje me nenin 10, iu bëra të qartë se nuk mund të ndërmarrim veprime në mënyrë të plotë pa planin e zbatimit të sekuencuar”, ka thënë ai ndër të tjera.

Sipas tij, presidenti i Serbisë në asnjë rast nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur dhe aneksin zbatimit të marrëveshjes veshjes.

“Serbia kërkoi themelimin e Anotacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe heqjen e njohës së ndërsjellë de fakto”, tha ai.

“Në takimin e dytë tri lateral edhe më pjesëmarrjen e Vuçit mu ekspozua një skenar që Lajcak e kishte dizajnuar kohë më parë, pasi propozova Vuciqit dhe atyre Borrel e Lajcak një plan të sekuencim për marrëveshjen Vuciq dhe Lajcak reaguan në të njëjtën mendim dhe shpërfillje të koordinuar, thanë se është plan jo realist”, tha ai.


“Me 14 shtator pati pozicionim te qartë te ndërmjetësit ndaj Kosovës. Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e te ardhmes së Kosovës. Ose do ta zbatojmë marrëveshjen në plotni, ose nuk ka zbatim vetëm të gjysmës së marrëveshjes”, tha ai.