Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi është në Bruksel për targat.
Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se Bislimi është atje pasi do të takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe përfaqësuesin e Serbisë për dialogun, Petar Petkoviq.
“Po vazhdojmë me qortime që po i afrohen numrit 2000 mijë sosh. Dhe ne takimet e deritanishme kemi qenë të tillë përfshirë edhe atë që do të mbahet sot me emisarin Lajqak dhe perfaqësuesin e serbisë, është koha e hapave të mëdhenjë. Jemi të gatshëm që propozimi nga BE si bazë për diskutime të vendoset në tryezë”, tha Kurti.


