Lajme

Kurti bisedoi me Stuart Peach për situatën në veri

05/30/2023 08:35
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar mbrëmë vonë me Lordin Stuart Peach, për zhvillimet në veri, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka thënë se në një vend demokratik nuk ka vend për dhunë fashiste.

“Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste – asnjë thirrje nga fletëvotimet në plumba. Qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur”, ka shkruar Kurti./Gazeta Blic/