Lajme

Kurti beson se emisari i BE-së e përkrah Serbinë, Hovenier i përgjigjet: SHBA-të e mbështesin Lajçakun

10/31/2023 20:59
nga:Genita C

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti në lidhje me njëanshmërin që sipas tij emisari i BE-së, Miroslav Lajçak po tregon në dialogun Kosovë-Serbi, raporton GazetaBlic.

Hovenier thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë besim të plotë tek Miroslav Lajçak, teksa shton se është në dijeni për deklaratën e kryeministrit Kurti.

“Siç e dini, më kanë pyetur për këtë edhe më parë, dhe mendoj se do t’i përsëris qëndrimet e mia të mëparshme që janë thjesht se Shtetet e Bashkuara kanë besim të plotë dhe Miroslav Lajçak si Përfaqësues i posaçëm për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ne e mbështesim atë”, tha Hovenier.

“E di çka ka thënë, por vetëm do ta përsëris se ai gëzon mbështetjen tonë të plotë”, shton ai në Kanal10.

/GazetaBlic/