Lajme

Kurti bën thirrje për mbështetje: Zjerm në Eurovision, votoni për Shkodrën Elektronike

05/13/2025 22:47
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision 2025, raporton GazetaBlic.

Ai u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen që të votojnë për këngën përfaqësuese të Shqipërisë, të cilën e përshkroi me entuziazëm si “Zjarr në Eurovision!”

“Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike!”, shkruan Kurti në postimin e tij, duke përdorur frazën nga refreni i këngës: “Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”