Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fjalimin nga tubimi që ka mbajtur dje me bashkatdhetarë në Zvicër.
Kurti tha se janë mbi 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Ai tha se Kosova ‘i do mërgimtarët më shumë se që mund ta imagjinojnë paçka se mund të dëgjoni fjalë të ndryshme në ndonjë nga portalet’
“Kosova iu do më shumë sesa ju besoni e imagjinoni, paçka se mund të dëgjoni fjalë të ndryshme në ndonjë nga portalet në Kosovë. Populli i Kosovës është realiteti i kosovës”
“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen.Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë” shkruan Kurti në Facebook raporton “Gazeta Blic.
Postimi i plotë: