Pas më shumë se një ore vonesë, mandatari për të formuar Qeverinë, Albin Kurti ka hyrë në sallën e Kuvendit.
Ai është parë në duar me një dosje, që mund të jetë e prezantimit të përbërjes së re qeveritare.
Ende është e paqartë nëse i ka votat e nevojshme – 61 sosh – për një mandat të ri në krye të Qeverisë.


