Lajme

Kurti arrin në objektin e Kuvendit për takimin me Abdixhikun, shoqërohet nga Hekuran Murati

07/10/2026 18:14
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar në objektin e Kuvendit të Kosovës, atje ku pritet të takohet me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kurti, shihet të jetë i shoqëruar nga Hekuran Murati.

Ndryshe, paraditen e sotme, Kurti ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën.

Takimet po mbahen pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, me ftesë të Kurtit, lidhur me formimin e institucioneve.