Lajme

Kurti: 70 të punësuar nga komuniteti egjiptian në administratën publike gjatë mandatit tonë

01/13/2025 13:42
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur takim me komunitetin egjiptian në Treboviq të Pejës.

Gjatë këtij takimi, Kurti tha se ka rritur mbështetjen për studentë dhe nxënës nga komuniteti egjiptian krahas asaj për qendrat mësimore, dhe i kemi shtuar vendet e punës bashkë me krijimin e skemave sociale në mbështetje të tyre, shkruan GazetaBlic.

Ai thekson se 10 milionë euro janë dedikuar për të përmirësuar infrastrukturën në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë e 10 milionë euro janë ndarë edhe për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, ku mbi 100 shtëpi të reja janë të ndërtuara e mbi 100 të tjera të renovuara.

Sipas tij, gjatë mandatit të tij janë punësuar 70 nga komuniteti egjiptian.

“10 milionë euro janë dedikuar për të përmirësuar infrastrukturën në zonat ku jetojnë komunitetet joshumicë e 10 milionë euro janë ndarë edhe për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive, ku mbi 100 shtëpi të reja janë të ndërtuara e mbi 100 të tjera të renovuara. E nga vetëm shtatë punëtorë nga komuniteti egjiptian që kanë qenë të punësuar në administratën publike para mandatit tonë, sot numërojmë 70 të punësuar”, shkroi Kurti.