Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë vitit 2024, mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ai gjithashtu theksoi hapjen e degës së 33-të të Bankës Ekonomike në Leposaviq, që ofron shërbime moderne për qytetarët dhe bizneset me pajisje të teknologjisë së fundit. Banka ka aktualisht pesë punëtorë, tre serbë dhe dy shqiptarë.
Kurti uroi qytetarët e Leposaviqit për hapjen e degës dhe u dëshiroi punë të mbarë.
E plotë:
Mbi 300 biznese janë hapur dhe afër 500 qytetarë nga komuniteti serb janë punësuar në veri të Kosovës gjatë vitit 2024. Sot, Banka Ekonomike e hapi degën e 33-të të saj në Kosovë, kësaj radhe në Leposaviq, duke ofruar shërbime moderne për biznese dhe qytetarë, e të cilat i ofron edhe në secilën pikë tjetër në Kosovë, vetëm se këtu tash me pajisje të reja të teknologjisë së fundit. Banka aktualisht ka pesë punëtorë, tre serbë e dy shqiptarë.
Urime qytetarëve të Leposaviqit dhe punë të mbarë!