Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se deri tani janë ndarë tre milionë euro për arsimin në Komunën e Malishevës.
Ai, së bashku me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vendosur gurthemelin e çerdhes së re në fshatin Bellanicë, e cila do të ketë një sipërfaqe prej 886.3 m2 dhe do të ofrojë kushte të përshtatshme për edukim dhe zhvillim për 80 fëmijë nga ky fshat dhe fshatrat përreth, Guncat, Temeqinë dhe Bardh.