Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar se Kosova ka arritur të forcojë sigurinë dhe ekonominë krahasuar me pesë vitet e fundit.
Para mbi 200 përfaqësuesve të bizneseve, ai premtoi se qeveria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të thjeshtojë procedurat për sektorin privat.
“Borxhi jonë publik është më i vogli në rajon. Rritja ekonomike mbi 4 për qind, sektori bankar përgjithësisht i kanalizuar mirë, këto nuk janë vetëm numra por edhe garanci për juve, ky stabilitet nuk janë llukës politik por themeli mbi të cilin ka zhvillim ekonomik. Ky progres është për të gjithë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Në këtë kontekst, roli i sektorit privat është kyç. Bruto produkti vendor ka kaluar për herë të parë pragun prej 10 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë euro, vitin e ardhshëm 12 miliardë euro”, u shpreh ai.


