Lajme

Kurti: 118 cep më cep

01/07/2025 12:53
nga:Sh R

Në Komisionin Qendror Zgjedhor është hedhur shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas shortit, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 118.

Lidhur me këtë përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar edhe kryeministri Kurti, ku ka shpaluar slloganin e partisë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

”118 cep më cep” ka shkruar Kurti në një foto të publikuar.