Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se 118 persona janë anëtarësuar në qendrën e partisë në Shtime, raporton Gazeta Blic.
“U urojmë mirëseardhje 118 zemrave të reja që iu bashkëngjitën mendjes e trupit që përbën shkollën e lëvizjen politike më të nevojshme kombëtare, Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
118 anëtarësime të reja në qendrën tonë në Shtime
U urojmë mirëseardhje 118 zemrave të reja që iu bashkëngjitën mendjes e trupit që përbën shkollën e lëvizjen politike më të nevojshme kombëtare, Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Mirësevini e na priftë e mbara në rrugën tonë me 118, në rrugën e vërtetë.