Pas një videoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma, shihej duke rrahur një nga macet e tij, Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve, një shoqatë angleze që promovon mirëqenien e kafshëve, ka paraqitur një ankesë kundër Kour Zouma dhe vëllait të tij.
Lajmin e bën televizioni Sky, i cili nënvizon se deri më tani nuk ka ende një datë që lojtarët të dëgjohen në gjykatë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Zouma u gjobit nga West Ham dhe vëllai i tij Yoan u pezullua nga divizioni i pestë anglez Dagenham & Redbridge FC, ndërsa autoritetet vazhduan me sekuestrimin e maceve të francezit.
Ai mund të dënohet edhe me burgim.
/GazetaBlic Sport/


