Lajme

“Kurrë s’ka pasë hajni ma shumë se tash- ti e ke qëllimin me e rrëzu Vetëndosjen”, përplasja Dibran Hoxha – Ilir Mirena për korrupsionin në qeveri

09/23/2024 22:03
nga:G B

“Gjahu i Prokurorisë në VV”, është tema që po diskutohet në “Pressing” të T7, pasi Dejona Mihali u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale.

Analisti Dibran Hoxha shtroi një argument për të lidhur aferat nga e kaluara, por ndërhyri gazetari Ilir Mirena.

“Vet fakti që mundohesh që pas 5 vjet pushtet të Vetëvendosjes, me i përmend 20 vjetët, sepse njerëzit e kanë votu këtë pushtet”, ka thënë MIrena.

Më pas erdhi përgjigja e Dibran Hoxhas, që i tha Mirenës “që është bërë sikur Vetëvendosja”.

“Ti e ke qëllim me rrëzu Vetëvendosjen, unë e kam qëllim me e rrëuz mendësinë e Vetëvendosjes”, tha Hoxha.

Më pas gazetari Ilir Mirena vazhdoi me reagimin e tij ndaj analistit Dibran Hoxha.

“Vet fakti që mundohi me i përmend aferat e të kalunës, kjo është me gjetë jusitfikim të abuzimeve dhe hajnive që kurrë nuk kanë qenë në këtë shkallë sikur tash”, tha Mirena.