Sporti

Kurrë nuk ndryshoi ky portier | Martinez menjëherë pas ndeshjes godet kamerën, tifozët të habitur me sjelljen e tij

09/11/2024 11:41
nga:Lorik J

Argjentina humbi 1:2 nga Kolumbia në kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë, Gauchos mbeten lider në renditje, por vetëm 2 pikë përpara kolumbianëve.

James Rodríguez u bë një hero për Kolumbinë me një gol dhe një asist.

Megjithatë, portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, doli sërish në qendër të vëmendjes. Qartë i zemëruar nga disfata, ai goditi një kamerë pas ndeshjes. Ndërsa televizioni lokal transmetoi pamje nga afër të Martinezit duke përshëndetur kundërshtarin e tij, ai u afrua dhe goditi kamerën.

Nuk është e qartë se cila ishte arsyeja e veprimeve të tij, por duke pasur parasysh temperamentin që ai ka treguar në raste të mëparshme nuk është për t’u habitur.

/GazetaBlic Sport