Cult

Kurbina Çollaku do ta përfaqësojë Kosovën në Biennalen Via Carpatia në Poloni

01/18/2024 21:01
nga:G B

Kurbina Çollaku do ta përfaqësojë Kosovën në Biennalen Via Carpatia në Poloni, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka fituar me pikturën e titulluar “Vuajtjet”, për të cilën Komuna e Prizrenit do të ofrojë mbështetje që ta dërgojë pikturën në Poloni.

Ekspozita është hapur në dhjetor të vitit të kaluar dhe qëndron e hapur deri më 10 mars.

Piktura e Kurbinës paraqet dëshpërimin dhe vuajtjen e gruas kosovare të pasluftës, të cilës e gjithë bota iu shkatërrua para syve në vitin 1999.

Kjo pikturë është dedikim për gratë që humbën gjithë në luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Përfaqësimi i Kosovës nëpërmjet Pikturës “The sufferings” në Bienalen ndërkombëtare Via Carpatia 2023, si e vetmja e përzgjedhur në këtë Bienale.

“Jam e emocionuar të prezantoj një iniciativë kulturore, që përfshin krijimin tim – Pikturën “The sufferings”- një veprimtari arti që synon të nxisë mirkuptimin ndërkulturor dhe të forcojë marrëdhëniet ndërkombëtare përmes gjuhës universale të artit”, ka thënë autorja.

Detajet e Projektit: Titulli:” The sufferings” Artisti: Kurbina Çollaku Teknika: Thëngjill dhe akril në letër Madhësia: 70*100*2 cm

Komenti i pikturës “The sufferings”: “Kjo pikturë paraqet dëshpërimin dhe vuajtjen e gruas Kosovare të pasluftës, të cilës e gjithë bota iu shkatërrua para syve në vitin 1999. Ajo përshkruan momentin kur ajo kupton se bota që njihte nuk ekziston më. Kjo pikturë i kushtohet grave që humbën gjithçka gjatë luftës së vitit 1999.

Si titulli ashtu edhe piktura përmbledhin një temë të përbashkët të vuajtjes. Miłosz, përmes vargjeve, nis një eksplorim të pikëllimit që përshkon shpirtin njerëzor, ndërsa piktura ime-“Vuajtjet” e përkthen këtë temë në një gjuhë vizuale, duke kapur nuancat e dhimbjes, dëshpërimit dhe qëndrueshmërisë që gjendet në mes të mundimeve, duke përshkruar në mënyrë efektive brishtësinë e jetës!

Korrelacioni nuk qëndron vetëm në elementin e përbashkët tematik, por edhe në rezonancën emocionale të ngjallur si nga titulli ashtu edhe nga piktura – një rezonancë emocionale me të cilën jemi shumë të njohur në botën e sotme të goditur nga lufta.”